Rreth nesh
2 Dhjetor, 2019 2026-02-20 12:58Rreth nesh
Autore e 5 librave bestseller - folës motivues. lifeCoach
Valentina Rexhaj
Valentina Rexhaj u lind më 27.01.1987 në Tuz të Malit të Zi. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Më 2014 kreu shkollën e kontabilitetit dhe biznesit “Benedict” në Cyrih. Zotërimi i 5 gjuhëve të huaja (angleze, gjermane, italiane, spanjishte dhe serbo-kroatishten) i ndihmoi shumë në rrugëtimin e saj të suksesshëm. Ky zotërim i dha përparësi në ndjekjen e shumë kurseve, ligjëratave e seminareve në gjuhë të huaja, brenda dhe jashtë Zvicrës.
Si kontabiliste e suksesshme, përveç që për një kohë të shkurtë preku majat e suksesit financiar, njohuritë dhe përvojat e saj i ndau edhe me të tjerët, si në rrjete sociale (Facebook, instagram, YouTube) po ashtu edhe në organizime të seminareve online dhe me prezencë fizike.
Valentina Rexhaj ka punuar si përkthyese dhe këshilluese për integrim të shqiptarëve në Zvicër. Njohuritë e saj si mentore e mendimit pozitiv i ka shkrirë në dy librat e saj “Beso në fuqinë tënde”, i cili është ribotuar pesë herë dhe “Një fillim i ri”, si pasues dhe plotësues i librit të parë, i përkthyer edhe në gjuhën gjermane.
Duke parë nevojën e organizimit të jetës, veçanërisht rutinës ditore, për ndryshim dhe ndërtim shprehish pozitive, Valentina botoi projektin e radhës “Ditari 7 minutësh”, duke plotësuar nevojat e njerëzve të cilët tashmë kishin filluar ndryshimet pozitive.
Misioni
Të zgjedhësh një rrugë spirituale do të thotë të udhëtosh tërë jetën. Spiritualiteti nuk është vendndalesa nuk është stacioni i fundit apo qëllimi, por është një rrugëtim. Kur këtë e kuptojmë, atëherë vetëdijësohemi se Ne të gjithë jemi vec udhëtarë të kësaj rruge. Spiritualitet do të thotë jeta rreth vetës dhe njohja e të tjerëve në një dimension më të thellë. Kjo arrihet kur ti beson në fuqinë tënde. Misioni im këtu është që së bashku me ty, ta gjejmë fuqinë tënde dhe me atë fuqi ta bëjmë jetën tënde më të shëndetshme më të lumtur dhe më të pasur. Pastaj kjo lumturi, ky shëndet e kjo pasuri rritet e shumëfishohet tek cdo person tjetër që ti e takon.
Gjatë kësaj rruge ne do të explorojmë dhe mësojmë shumë nga gjithë ajo dije që është për ne e në ne. Me metoda e meditime dalëngadalë do të vijmë te vetja jonë autentike. Me shembuj nga përvoja ime personale me mësimet e marra për 10 vjet në rrugën e spiritualitetit, UNË, ju sfidoj cdo njërin nga ju se së bashku do t’a ndryshojmë botën tënde.
Kur ti beson në fuqinë tënde, një fillim i ri është plotësisht i mundur. Po pra “një fillim i ri, është i mundur çdo ditë, sepse çdo ditë e kemi mundësinë t’ia nisim nga fillimi, pa marrë parasysh se kush jemi dhe ku jemi”. Bashkohu me ne, dhe nise edhe ti fillimin e ri të jetës tënde. Unë besova në fuqinë time, dhe e nisa një fillim të ri, prandaj edhe ti mundesh, të gjithë mundemi. Unë vet isha në fund të greminës. Unë vet isha aty ku ti sot je. U ngrita, mora përgjegjësi dhe dola nga ajo humnerë. Nuk desha të rri viktimë e të vegjetoja aty. Universi, Zoti, krijuesi nuk na ka krijuar të vegjetojmë. Ai në librat e shenjtë na tha ngritu dhe kërkoje dijen që ta dhash ty. Ai na ka dhënë forcë të rizgjohemi, prandaj unë e ndoqa atë këshillë.
Ma jep dorën të lutem, eja me mua t’a gjejmë fuqinë tënde, dhe nise edhe ti një fillim të ri!
Valentina Rexhaj
Biografia
Vija kohore e aktiviteteve
Të gjithë njerëzit e suksesshëm ndajnë një karakteristikë të fuqishme: “urinë” – një dëshirë për zhvillim personal, rritje dhe përparim. Kërkimi I burimeve më efektive ju ndihmon të arrini qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Bëhuni ndër ata që e bëjnë. Bëhuni ndër ata që arrijnë potencialin e tyre maksimal. Me ndihmën e një seminari nga VR AKADEMI, ju do të krijoni historinë tuaj të suksesit.
Valentina's timeline
2010
Mjafton t’i ndani vetëm 7 minuta në ditë që gradualisht të bëni ndryshime të mëdha pozitive në jetën tuaj. Vetëm disa minuta shkrim në mëngjes në Ditarin 7 Minutësh do të jua ndryshojnë fokusin, e dalëngadalë personin që jeni, e kështu jetën. Nëse nuk keni rutinë mëngjesi, atëherë nuk keni jetë. Ky ditar është një transformues, ju dërgon qëllimisht në lirimin e dopaminës në tru dhe me mëngjes
2019
Një fillim i ri
Për ata që ia vlen, kurrë nuk është vonë ose, në rastin tim, kurrë tepër herët për të qenë ai që dëshiron të jesh. Shpresoj që të jetosh një jetë për të cilën je krenar. Nëse sheh se nuk je, shpresoj ta kesh fuqinë që të fillosh nga e para. Francis Scott Fitzgerald Ne e kemi lirinë të zgjedhim nëse duam ta jetojmë jetën e guaskës, që personifikon njerëzit të cilët nuk duan të rriten, nuk duan të bëjnë asgjë ndryshe
2022
BESO NË FUQINË TËNDE Zgjohu dhe krijoje realitetin tënd, me vetëdije, me ndihmën e Ligjit të Tërheqjes Ta zgjedhësh një rrugë spirituale, do të thotë të udhëtosh tërë jetën. Spiritualiteti nuk është pikëndalesa apo qëllimi, por është një rrugëtim. Ne jemi udhëtarë të kësaj rruge. Spiritualitet do të thotë jeta rreth vetes dhe njohja e të tjerëve në një dimension më të thellë. Të zgjohemi nuk është diçka
2025
Jeto i Pasur (Inteligjenca Financiare)
Jam falënderues dhe e lumtur që do ju prezantoj librin tim të pestë ,,Jeto i pasur“ (Inteligjenca Financiare) Një krijim shumë i veçantë i imi në të cilin kam futur përvojat e mia, mësimet që kam marr gjatë 10 viteve me radhë dhe metodave që më kanë ndryshuar nivelin e Inteligjencës Financiare. Nuk mund të jemi të plotë në këtë botë fizike nëse nuk jetojmë lirinë financiare dhe nuk e shijojmë bollëkun që