Beso në fuqinë tënde!
6,00 €
Zgjohu dhe krijoje realitetin tënd, me vetëdije, me ndihmën e Ligjit të Tërheqjes
Ta zgjedhësh një rrugë spirituale, do të thotë të udhëtosh tërë jetën. Spiritualiteti nuk është pikëndalesa apo qëllimi, por është një rrugëtim. Ne jemi udhëtarë të kësaj rruge. Spiritualitet do të thotë jeta rreth vetes dhe njohja e të tjerëve në një dimension më të thellë.
924 stok
BESO NË FUQINË TËNDE

Të zgjohemi nuk është diçka e lehtë, mund të jetë edhe e dhimbshme. Në tokë është duke dominuar një energji e re, ku njerëzit janë duke u zgjuar si asnjëherë më parë.
Gjendemi në kohë rizgjimi, ku njerëzit fillojnë të humbin punën, shëndetin, ndjejnë vuajtje të thellë. Ndihen të thatë, të humbur, nuk e dinë se cili është motivi i jetës dhe fillojnë të kërkojnë lumturinë, pikërisht të kthehen nga vetvetja. Njerëzit fillojnë të kuptojnë se shumë nga ato që i kemi dëgjuar dhe na i kanë mësuar nuk janë të vërteta. Ta gjejmë veten tonë të vërtetë, të gjejmë lumturinë, lirinë, bollëkun. Rruga spirituale është të jetosh dhe të jesh i vetëdijshëm në bukurinë e të jetuarit.
Dëgjojeni veten dhe fillojeni këtë rrugë, punoni në vete. Këtë ia keni borxh vetes, andaj çdo ditë do të vetëdijesoheni më shumë. Me kohë do të ngriheni në shkallë më të larta të vetëdijes suaj dhe do të arrini aty ku do të jeni të lidhur me burimin, ku do të takoni Zotin (Universin) në ju, ku do ta jetoni lirinë e vërtetë, dashurinë, paqen.
Valentina Rexhaj