Misioni

Misioni

Misioni

Të zgjedhësh një rrugë spirituale do të thotë të udhëtosh tërë jetën. Spiritualiteti nuk është vendndalesa nuk është stacioni i fundit apo qëllimi, por është një rrugëtim. Kur këtë e kuptojmë, atëherë vetëdijësohemi se Ne të gjithë jemi vec udhëtarë të kësaj rruge. Spiritualitet do të thotë jeta rreth vetës dhe njohja e të tjerëve në një dimension më të thellë. Kjo arrihet kur ti beson në fuqinë tënde. Misioni im këtu është që së bashku me ty, ta gjejmë fuqinë tënde dhe me atë fuqi ta bëjmë jetën tënde më të shëndetshme më të lumtur dhe më të pasur. Pastaj kjo lumturi, ky shëndet e kjo pasuri rritet e shumëfishohet tek cdo person tjetër që ti e takon.

Gjatë kësaj rruge ne do të explorojmë dhe mësojmë shumë nga gjithë ajo dije që është për ne e në ne. Me metoda e meditime dalëngadalë do të vijmë te vetja jonë autentike. Me shembuj nga përvoja ime personale me mësimet e marra për 10 vjet në rrugën e spiritualitetit, UNË, ju sfidoj cdo njërin nga ju se së bashku do t’a ndryshojmë botën tënde.

Kur ti beson në fuqinë tënde, një fillim i ri është plotësisht i mundur. Po pra “një fillim i ri, është i mundur çdo ditë, sepse çdo ditë e kemi mundësinë t’ia nisim nga fillimi, pa marrë parasysh se kush jemi dhe ku jemi”. Bashkohu me ne, dhe nise edhe ti fillimin e ri të jetës tënde. Unë besova në fuqinë time, dhe e nisa një fillim të ri, prandaj edhe ti mundesh, të gjithë mundemi. Unë vet isha në fund të greminës. Unë vet isha aty ku ti sot je. U ngrita, mora përgjegjësi dhe dola nga ajo humnerë. Nuk desha të rri viktimë e të vegjetoja aty. Universi, Zoti, krijuesi nuk na ka krijuar të vegjetojmë. Ai në librat e shenjtë na tha ngritu dhe kërkoje dijen që ta dhash ty. Ai na ka dhënë forcë të rizgjohemi, prandaj unë e ndoqa atë këshillë.

Ma jep dorën të lutem, eja me mua t’a gjejmë fuqinë tënde, dhe nise edhe ti një fillim të ri!

Valentina Rexhaj

Valentina Rexhaj

Valentina Rexhaj u lind më 27.01.1987 në Tuz të Malit të Zi. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Më 2014 kreu shkollën e kontabilitetit dhe biznesit “Bene­dict” në Cyrih. Zotërimi i 5 gjuhëve të huaja (angleze, gjermane, italiane, spanjishte dhe serbo-kroatishten) i ndihmoi shumë në rrugëtimin e saj të suksesshëm. Ky zotërim i dha përparësi në ndjekjen e shumë kurseve, ligjëratave e seminareve në gjuhë të huaja, brenda dhe jashtë Zvicrës.

Si kontabiliste e suksesshme, përveç që për një kohë të shkurtë preku majat e suksesit financiar, njohuritë dhe përvojat e saj i ndau edhe me të tjerët, si në rrjete sociale (Facebook, instagram, YouTube) po ashtu edhe në organizime të seminareve online dhe me prezencë fizike.

Valentina Rexhaj ka punuar si përkthyese dhe këshilluese për integrim të shqiptarëve në Zvicër. Njohuritë e saj si mentore e mendimit pozitiv i ka shkrirë në dy librat e saj “Beso në fuqinë tënde”, i cili është ribotuar pesë herë dhe “Një fillim i ri”, si pasues dhe plotësues i librit të parë, i përkthyer edhe në gjuhën gjermane.

Duke parë nevojën e organizimit të jetës, veçanërisht rutinës ditore, për ndryshim dhe ndërtim shprehish pozitive, Valentina botoi projektin e radhës “Ditari 7 minutësh”, duke plotësuar nevojat e njerëzve të cilët tashmë kishin filluar ndryshimet pozitive.

Kush është mission ynë!

Të gjithë njerëzit e suksesshëm ndajnë një karakteristikë të fuqishme: “urinë” – një dëshirë për zhvillim personal, rritje dhe përparim. Kërkimi I burimeve më efektive ju ndihmon të arrini qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Bëhuni ndër ata që e bëjnë. Bëhuni ndër ata që arrijnë potencialin e tyre maksimal. Me ndihmën e një seminari nga VR AKADEMI, ju do të krijoni historinë tuaj të suksesit.

Partnerët tanë

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare